Llukarevska: Kompanitë e naftës që kanë shmangur tatimet do të identifikohen në konferencën për shtyp

Drejtoresha e DAP-it dhe njëherazi nënkryetare e LSDM-së Sanja Llukarevska në emisionin “Trilling” në TV24, tha se si Drejtori i të Ardhurave Publike e kanë për obligim që të publikojnë në baza mujore personat juridikë dhe fizikë dhe nëse janë zbatuar të gjitha mekanizmat e mundshëm të inkasimit të tatimit. Ajo theksoi se numri i debitorëve është në rënie dhe shuma e borxhit tatimor po zvogëlohet gradualisht. Njëkohësisht ajo paralajmëroi edhe publikimin e dy rasteve konkrete të debitorëve tatimor që do të shpallen të hënën në një konferencë për media.
Në lidhje me publikimin e kompanive të naftës që kanë shmangur tatimet, Llukarevska ka treguar se momentalisht nuk mund të publikojë emra konkretë të kompanive sepse është sekret tatimor i rregulluar me ligjin për procedurë tatimore.



