Liverpooli interesohet për Araujon, mund të ketë marrëveshje shkëmbimi me Barcelonën

Liverpool është shumë i interesuar për qendërmbrojtësin 26-vjeçar të Barcelonës, Ronald Araujo, i parë si pasardhës i mundshëm i 33-vjeçarit Virgil van Dijk, kontrata e të cilit me Reds skadon verën e ardhshme, sipas ESPN.
Van Dijk do të largohet në verë si lojtarë i lirë pasi nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me The Reds.
Gjithnjë sipas ESPN,, marrëveshja e re e Araujo me klubin katalanas janarin e kaluar, përfshin një klauzolë lirimi midis 65 dhe 75 milionë euro.
Ndërkohë, Barcelona ka vëmendjen e saj te anësori i Liverpoolit, Luis Diaz , dhe po flitet se kolumbiani mund të jetë pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për të transferuar Araujo.
Këtë sezon, Araujo ka luajtur në 15 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar dy herë dhe duke shtuar dy asistime.
Kontrata e tij aktuale me Barcelonën zgjat deri në verën e vitit 2031.
Drejtuesit e dy klubeve do të ulen të bisedojnë në verë për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.