Lista e zezë do të zgjerohet, por ligji për masat kufizuese është tërhequr

Semafori politik ka marrë ngjyrë të kuqe për ndryshimet në Ligjin për Masat Kufizuese.
Paqartësi dhe një sërë reagimesh, pasi Qeveria shkurtimisht, me arsye administrative, e ka tërhequr projektligjin nga procedura parlamentare dhe ka paralajmëruar se do të futet në rend dite të seancës së ardhshme.
Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Masat Kufizuese, i cili tashmë ka kaluar në seancën e Qeverisë më 16 janar, dhe tashmë është tërhequr, aktorët e korruptuar në vend që janë në “listën e zezë” të SHBA-ve duhet të sanksionohen sipas legjislacionit të brendshëm.
Ministria e Drejtësisë, nga ku paraprakisht kishin mendim negativ për këtë propozim ligj, përshëndetën këtë veprim të Qeverisë.
– Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga mirëpret vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për Masat Kufizuese, duke qenë se Ministria e Drejtësisë paraprakisht ka dhënë mendim negativ dhe ka theksuar një sërë lëshimesh ligjore në zgjidhjen e propozuar. – thonë Ministria e Drejtësisë.
E ndërsa qeveria i hekuros mosmarrëveshjet, ambasadorja amerikane Angela Ageler dje në një intervistë për TV24 tha se Uashingtoni zyrtar mirëpret çdo ligj që kërkon llogaridhënie dhe nuk përjashtoi mundësinë që para zgjedhjeve të ketë emra të rinj që do të futen në “listën e zezë” amerikane.
Për tërheqjen e ligjit kanë reaguar partitë opozitare. Sipas BESA-së, ligji është tërhequr për të mbrojtur zyrtarët dhe biznesmenët e qeverisë LSDM – BDI.
Tërheqja e projektligjit bëhet pasi në krye të qeverisë teknike ka qenë ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është shprehur qartë se është kundër kësaj zgjidhjeje ligjore.



