Limani viziton fëmijët pa përkujdesje pirndërore

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka shkruar se, me shumë krenari dhe emocione, ka marrë pjesë në ceremoninë e maturës dhe gjysmë-maturës së fëmijëve pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore të përkujdesur në Shtëpinë “11 Tetori”.
“Kjo nuk ishte një festë e zakonshme – ishte një dëshmi për forcën, vendosmërinë dhe guximin e tyre për të ecur përpara, pavarësisht sfidave të jetës. Si ministër për politikë sociale, demografi dhe rini, mbetem plotësisht i përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira për të gjithë fëmijët, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje, dashuri dhe kujdes.
Buzëqeshjet e sotme janë motivi ynë më i madh! I përgëzoj të gjithë maturantët dhe gjysmë-maturantët! E ardhmja juaj është e ndritshme, besoni në vetvete!”, ka shkruar Limani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button