Lidhja Europiane për Ndryshim sërish kërkon nga Talat Xhaferi të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së

Lidhja Europiane Shqiptare nga Kuvendi, ku kanë zyrtarizuar formimin e grupit parlamentar, i bën thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit që të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-zë që i takon opozitës.

Lidhja Europiane Shqiptare nga Kuvendi, ku kanë zyrtarizuar formimin e grupit parlamentar, i bën thirrje kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit që të mos e zvarrisë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-zë që i takon opozitës.

Ata thonë se kjo e bën bashkëfajtor për mosrespektimin e Kodit Zgjedhor.

“Ne e kuptojmë manipulimin dhe tendencën e tij, por le ta dijë se kjo te ne nuk kalon. Ne jemi të vendosur që ta bëjmë këtë betejë deri në çlirimin e plotë të shqiptarëve nga regjimi i BDI-së dhe çirakëve të tyre. Në këtë rrugë asgjë nuk na dekurajon. Madje, sa më shumë që mendojnë se na godasin dhe na pengojnë, kjo veç na bën më të fortë. Shumica e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që deshi të na shohë neve bashkë në këtë Lidhje, e dëshiron ndryshimin dhe këtë ortek të ndryshimit s’ka gjë që e ndalë. Ne jemi këtu vetëm që ta përmbushim këtë detyrim dhe të punojmë me përkushtim për ta siguruar suksesin e së ardhmes sonë të përbashkët”, deklaroi kryetari i Alternativës Afrim Gashi. /alfax.mk

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button