Lidhja Europiane për Ndryshim: Më 9 maj nuk kremtohet fitorja kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian dhe antiqytetar

Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Europiane për Ndryshim reagoi pas caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

“Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron të theksojë se caktimi i zgjedhjeve është edhe pranimi i humbjes së këtij pushteti antiqytetar. Ata më në fund u dorëzuan dhe e kanë pranuar fundin. Pas këtyre zgedhjeve, pra më 9 maj të vitit 2024, nuk do të kremtohet vetëm Dita e Europës dhe fitorja kundër fashizmit, por kjo ditë do të jetë festë e fitores edhe kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian dhe antiqytetar”, thuhet në reagimin e koalicionit.

Ata thonë se këto zgjedhje do të jenë momenti kur do të pensionohet edhe regjimi i BDI-së, ashtu siç u pensionua regjimi i Gruevskit në vitin 2016.

“Në frymë të këtij vendimi, u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, por edhe të mobilizuar, sepse ashtu siç e dërguam në pension politik dhe në syrgjyn Nikolla Gruevskin më 2016, ka ardhur koha që ta pensionojmë edhe pjesën e dytë të këtij regjimi – Bashkimin Demokratik për Integrim, që tashmë është bërë i njohur si pronar i kazinove dhe lojërave të fatit, të cilat megjithatë në këto zgjedhje nuk do t’i sjellin fat, por vetëm kob. Fitorja po afron!”, thotë Lidhja Europiane për Ndryshim.

Koalicioni opozitar thotë se është  jashtëzakonisht e rëndësishme që tash të plotësohet përbërja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për çfarë ata do të insistojmë dhe nuk do të heqim dorë për asnjë çmim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button