Lideri i opozitës italiane bën thirrje për embargo të plotë të armëve ndaj Izraelit

Lideri i Lëvizjes “5-Yje”, Giuseppe Conte bëri thirrje për vendosjen e një embargoje gjithëpërfshirëse të armëve kundër Izraelit për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Më shumë se 100 të vdekur në 24 orë. Më shumë se 300 fëmijë të vrarë në dy javë”, shkroi Conte në platformën sociale X, duke kujtuar se sulmet izraelite vazhdojnë të shënjestrojnë objektet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë.

Conte, i cili shërbeu si kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2021, tha se Italia dhe Evropa heshtin përballë brutalitetit të kryer nga qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Lideri i opozitës italiane kritikoi qëndrimin e Parlamentit Evropian, që siç tha ai vetëm shpreh shqetësim për këtë, gjë që “nuk ka kuptim”.

“Ndaj Izraelit duhet të vendoset embargo e plotë e armëve, sanksione të rënda ekonomike dhe diplomatike ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe mbështetësve të tyre”, tha politikani 60-vjeçar.

Që nga tetori i vitit 2023, të paktën 50.500 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet e Izraelit, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button