Lideri i Alternativës merr pjesë në pritjen shtetërore për përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës

Lideri i partisë AlternAtivA, Zeqirija Ibrahimi, me ftesë të krerëve shtetërorë të republikës së Kosovës, ka marrë pjesë në pritjen shtetërore për përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës.
Statusi i Ibrahimit në Facebook:
Me ftesë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe Kryeministrit, Albin Kurti, pata nderin të marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, së bashku me mikun tim, Kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, dhe liderët e VLEN-it.
Kjo ditë e shënuar është dëshmi e sakrificës dhe qëndresës së popullit kosovar në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Pavarësia e Kosovës është një arritje historike që na bashkon dhe na frymëzon për të ardhmen.
Urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët e Kosovës! Le të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe vëllazërinë tonë, sepse ne jemi një!