Liderët e VLEN-it në takim vëllazëror me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Numan Kurtullmush
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka njoftuar se sot kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Numan Kurtulmush.
“Sot, së bashku me drejtuesit e koalicionit VLEN, u takuam me kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, z. Numan Kurtulmush. Ky takim ishte dëshmi e raporteve vëllazërore dhe bashkëpunimit të ngushtë mes nesh dhe Republikës së Turqisë, të bazuara në respekt dhe partneritet strategjik.
Gjithashtu, patëm kënaqësinë të përcjellim urimet tona me rastin e Ditës së Arsimit Turk, duke vlerësuar rëndësinë e kulturës dhe gjuhës në forcimin e lidhjeve tona të përbashkëta”, ka shkruar Ibrahimi.