Liderët e koalicionit VLEN vendosën: Kryesia do të jetë organi i parë i përbashkët i partisë VLEN

Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zeqirija Ibrahimi, tre liderët e parive politike që e përbejnë koalicionin VLEN, në konferencën për media treguan se një nga vendimet e koalicionit është formimi i kryesisë së përbashkët të partisë VLEN.

“VLEN vendosi që Kryesia të jetë i parë i përbashkët i VLEN-it. Që sot e tutje, do të ketë moratorium të aktiviteteve publike të partive politike pjesëmarrëse të VLEN-it, dhe gjithçka do të jetë në emër dhe logo të VLEN-it”, deklaroi Kasami pas takimit.

Ai paralajmëroi se në takimet e ardhshme do të formohen organet tjera të VLEN-it, drejtuesit dhe shefat e shtabeve zgjedhore.

Kasami ndër të tjera shtoi se “grupi parlamentar i VLEN-it vazhdon me deputetët që do të vazhdojnë këtë grup parlamentar”, duke paralajmëruar se ky grup parlamentar do të ketë koordinatorin e ri, dhe çdo deputet që e përkrah këtë koordinator do të jetë pjesë e grupit parlamentar të VLEN-it.

Kryesia e partisë VLEN pritet të ketë këto anëtarë: Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri Stafai, Merita Kolçi Koxhaxhiku, Feride Haxhiu (Lëvizja Demokratike); Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani, Fadil Zendeli (Lëvizja Besa), Zeqirija Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Labënishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi (Alternativa); Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi (Vetëvendosje).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button