Liburn Aliu në Shkup: Diskutim rajonal për arritjet dhe bashkëpunimin në agjendën e gjelbër

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar se ka qëndruar në Shkup, me ftesë të zv/kryeministrit Izet Mexhiti, ku ka marrë pjesë në diskutimin me kolegët e rajonit mbi arritjet në agjendën e gjelbër.
“Në Shkup, me ftesë të z. Izeti Mexhiti, Zëvendëskryeministër i Parë i RMV dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të RMV, mora pjesë në diskutim me kolegët e rajonit mbi arritjet tona në agjendën e gjelbër dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë”, ka shkruar ministri Aliu.