Lëvizja Demokratike: Grubi me fushatë të turpshme kundër kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi

Portalet Index.mk dhe Desk.mk këto ditë po zhvillojnë një fushatë të turpshme negative kundër kryetares së Gjykatës Supreme zonja Besa Ademi, e cila para së gjithash dhe mbi të gjitha është një grua e respektuar, thotë në një reagim Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit.

Sipas tyre, kjo fushatë negative vjen për shkak të refuzimit të saj për të “ringjallur abolimet e Ivanovit”.

“Pse? Sepse ajo nuk dëshiron të propozojë dhe miratojë një mendim me të cilin Gjykata Supreme do t’i ringjallë abolimet e ish-presidentit Gjorge Ivanov. Cili është qëllimi? BDI me çdo kusht ta kthejë Nikolla Gruevskin nga Budapesti. Jo për shkak të BE-së, por për shkak të interesave të ngushta partiake. Ata po shkojnë kundër partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE”, thonë nga LD-ja.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button