“Levica” dorëzoi në Kuvend deklaratën për njohjen e Palestinës

Partia e Dimitar Apasievit “Levica” në Kuvend ka dorëzuar Deklaratë për njohjen e Palestinës si shtet. Sipas deputetit të kësaj partie, Amar Mecinoviq, me këtë Deklaratë Maqedonia do të kyçet në lëvizjen botërore për njohjen e pavarësisë së Palestinës.
Populli palestinez me dekada është viktimë e regjimit cionist që zbaton kolonizim sistematik dhe pastrim etnik. Njohja e paarësisë së Palestinës është një hap I rëndësihëm drejt përmirësimit të padrejtësive historike që I janë shkaktuar këtij populli.
Në këto momente po ndodh edhe gjenocidi mbi popullin palestinez në Gazë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë veprime që t`I parandalojë këto vepra barbare dhe të sigurojë të drejta për Palestinezët.