Letër e hapur e profesorëve të UT-së, UNT-së dhe UEJL-së! Kërkohet rishikim dhe debat i gjerë publik për draft-ligjin e arsimit të lartë

Profesorë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” kanë reaguar përmes një letre të hapur drejtuar partive politike, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke shprehur shqetësime serioze për Propozimligjin për Arsimin e Lartë.

Ata vlerësojnë se disa nga zgjidhjet e propozuara cenojnë autonominë universitare, e garantuar me Kushtetutë, veçanërisht përmes parashikimit të Këshillit Universitar me kompetenca të zgjeruara dhe me anëtarë të emëruar nga Qeveria, gjë që sipas tyre hap rrugë për ndikim politik në menaxhimin e universiteteve.

Në letër theksohet edhe rreziku nga mundësia e ndryshimeve statusore të universiteteve pa dakordim të kualifikuar të organeve akademike, si dhe kriteret e reja për avancim shkencor, të cilat konsiderohen të vështira për t’u përmbushur, sidomos në fushat shoqërore-humaniste.

Profesorët kundërshtojnë edhe kufizimin që vetëm katër universitetet e para të ranguara të kenë të drejtë për studime doktorate, duke e cilësuar si qasje diskriminuese. Ata kërkojnë rishikim të dispozitave kontestuese dhe hapje të një debati të gjerë publik para miratimit të ligjit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button