Lëndohet rëndë një 13 vjeçar nga fishekzjarret

Një fëmijë 13 vjeçar është shtruar në Qendrën Emergjente të Klinikës për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (TOARILUC) me lëndim të rëndë të dorës nga fishekzjarre gjatë natës së ndërrimit të viteve, por siç tha doktor Igor Merxhanoski, ai do të mbetet me një dorë invalid.

Në natën e ndërrimit të viteve, në Klinikën e Toksikologjisë, Klinika për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe në TOARILUC kishte më pak pacientë të pranuar se vitin e kaluar. Në Toksikologji kanë qenë 21 pacientë me helmim akut nga alkooli, nga të cilët një pacient ka përzier alkool dhe tableta.

“Kujdestaria e Vitit të Ri në Klinikën e Toksikologjisë ka kaluar relativisht qetë, janë ekzaminuar 21 pacientë, 18 prej tyre me helmim akut nga alkooli. Katër prej tyre janë femra dhe 14 meshkuj. Pacienti më i ri është 17 vjeç, më i madhi është 26, dhe pacienti më i ri mashkull ishte 14 vjeç dhe më i madhi ishte 38 vjeç. Të gjithë janë dërguar në shtëpi”, tha dr. Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.

Në Klinikën për Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit”, siç tha drejtori Dr. Nebojsha Nastov, ka pasur numër të zakonshëm të pacientëve si çdo ditë.

“Gjithsej janë ekzaminuar 81 pacientë, pesë nga aksidente, tre nga përleshjet fizike, janë kryer tre operacione. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarret gjatë natës së ndërrimit të viteve, edhe pse këtë muaj kemi pasur rreth 50 lëndime nga fishekzjarre në mesin e të miturve. Përdoren gjithnjë e më shumë fishekzjarre, me ngarkesë më të madhe të barutit dhe i lënë pacientët me dëmtime ose paaftësi të përhershme”, tha Nastov.

Në TOARILUC janë pranuar 35 pacientë, nëntë nga aksidente trafiku por me lëndime të lehta dhe dy nga përleshje fizike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button