Lënda për “Bechtel & Enka” u zhvendos në MPB
Lënda për “Behtel dhe Enka” të cilën e hapi Prokuroria pas zërave, në bazë të shkrimeve në mediume, nga vera është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Siç informoi Prokuroria, për rastin u hapën shumë pyetje dhe nuk ishte lehtë të sigurohen dëshmi për të ardhur drejt përgjigjeve.
“Lënda për zbatim të ndërtimit të autostradave në korridoret 8 dhe 19d është hapur pas zërave në bazë të shkrimeve në mediume. Lëndën e filloi Prokuroria, por nuk e përpunoi asnjë polici juridike dhe për atë shkak, rreth saj veproi vetëm një hetues bga Qendra hetimore e Prokurorisë në krim të organizuar sepse në tërë Qendrën hetimore me lloj të tillë lëndë merren pesë deri gjashtë hetues. Në tërë atë periudhë u kryen kontrolle të dy veprimeve – furnizime publike të cilat ishin bërë për zgjedhje të personit juridik i cili do ta kryente mbikëqyrjen. Njëra ishte anuluar për shkak të mungesës së garancës bankare, ndërsa procedura e dytë ishte e suksesshme. ka pasur dy konkurrentë, dy konsorciume. Njëri ka përfunduar në fillmet e procedurës për shkak të kushteve të papërmbushura, ndërsa i dyti, si ofertues i fundit i vetëm, e ka bërë marrëveshjen për furnizim publik. Shikuar kështu, gjithçka është përfunduar sipas ligjit. Por, në mënyrë që të zbulohet ekzistimi i mundshëm i ndonjë vepre penale dhe si mu ai konsorcium e ka fituar, nëse me atë çmim ka qenë normale të fitohet,…, janë shumë pyetje të mëdha në të cilat përgjigjet jo çdoherë mund t’i gjejmë as në shtetin tonë sepse konsorciumi është ndërkombëtar, as nuk është i lehtë sigurimi i dëshmive në mënyrë që të vijmë deri tek përgjigjet e atyre pyetjeve. U hapën shumë pyetje, nevojitej të sigurohen dhe të bëhen kontrolle në anë më të gjera, lënda që nga vera është zhvendosur, janë dhënë urdhra, në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, u tha sot në brifingun me gazetarë në Prokurori.