Lejet e vjetra për vozitje me MK do të vazhdojnë deri më 31 dhjetor

Në vend të mesnatës së sotme, patentat e shoferit që qytetarët i kanë me emrin e vjetër të shteti, do të mund të vazhdojnë deri më 31 dhjetor 2024, pasi Kuvendi sot pasdite i miratoi ndryshimet ligjore në Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor.
Sipas ndryshimit në nenin 5 të Ligjit, “Patentë shoferët dhe librat e shoferit, të cilat përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, të lëshuara deri në ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, do të vlejnë deri në skadimin e vlefshmërisë apo më së voni deri më 31 dhjetor 2024.”
Amendamentet ligjore u propozuan nga deputetët Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajanov dhe në seancën e 114-të plenare u mbështetën nga të gjithë deputetët e pranishëm në sallë, gjegjësisht me 89 vota “për” dhe asnjë “abstenim” dhe asnjë “kundër”.



