Legjenda e tenisit, Rafael Nadal i dha fund karrierës së tij
Legjenda e tenisit, Rafael Nadal i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 38-vjeçare, raporton Anadolu.
Pasi humbi formën e tij të mëparshme pas lëndimeve që ka pësuar vitet e fundit, Nadal doli për herë të fundit në fushë në ndeshjen çerekfinale kundër Holandës në finalen e Davis Cup të zhvilluar në Malaga të Spanjës.
Tenisti spanjoll në karrierën e tij ka 22 tituj Grand Slam duke u bërë tenisti i dytë më i suksesshëm pas tenistit serb Novak Gjokoviq i cili ka 24 tituj.
Nadal fitoi medaljen e artë në tek në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 si dhe në çift në Rio 2016.
Nadal, i cili e fitoi 14 herë “French Open” u bë tenisti që fitoi më së shumë tituj të një Grand Slam-i në histori.
Kështu, pas zviceranit Roger Federer në vitin 2022, Nadal i dha fund karrierës, duke e lënë Gjokoviqin të vetëm në mesin e tenistëve aktivë më të suksesshëm tek meshkujt.