LeBron James parakalon Michael Jordanin dhe bën histori në NBA me rekordin e ri

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, LeBron James ka shënuar një natë interesante në ligën elitare të NBA në fitoren 119:102 ndaj Atlanta Hawks.

James shënoi 30 pikë me tetë asistime, duke shënuar ndeshjen e 563-të në karrierë me të paktën 30 pikë në ndeshje.

Me këtë paraqitje, James arriti të mposhtë rekordin e legjendarit Michael Jordan për një ndeshje.

Meqë ra fjala, Austin Reaves shtoi 20 pikë dhe Anthony Davis 18 pikë e 19 kërcime për Lakers, të cilët me rezultatin 20-14 mbajnë vendin e katërt në Konferencën Perëndimore.

Nga ana tjetër, Trae Young shënoi 33 pikë me nëntë asistime dhe Jalen Johnson 19 pikë. Hawks janë në pozitën e shtatë në Lindje me 18 fitore dhe një humbje.

“Ky është dikush që e kam adhuruar në fëmijërinë time dhe kam veshur numrin 23 për shkak të tij”, ka thënë James pas rekordit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button