Leao pas eliminimit nga Liga e Kampionëve: Tani të fitojmë trofeun e vetëm që i mungon Milanit

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, në mikrofonat e “Sky” analizoi fitoren 2-1 kundër Newcastle, e cila nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Mbi rënien në “play-off” e Ligës së Europës, sulmuesi kuqezi nënvizoi:
“Duhet të fitonim vetë, pastaj të shpresonim edhe fitoren e Borussia Dortmund ndaj PSG, që nuk erdhi. Tani jemi në ‘Europa League’, një kompeticion që Milani nuk e ka fituar kurrë, ndaj ne duam ta fitojmë.
Jemi të lumtur që kemi fituar këtu, tifozët na shtynë gjatë gjithë ndeshjes. Duam t’i falënderojmë shumë tifozët tanë. Pa fitore këtu nuk do të kishim shkuar në ‘Europa League’. Ka disa keqardhje që eleminohemi nga Champions League, por jemi gjithashtu të lumtur që do të luajmë në ‘Europa League’.
Në pjesën e dytë treguam ekipin që jemi, urinë dhe dëshirën për të luftuar deri në fund. Ne gjithmonë kemi besuar te fitorja, nuk u dorëzuam kurrë”.
Poastaj, pyetja disi provokuese: A mendoni se Milani është gjithnjë e më shumë i juaji? Portugezi shton: “E di që kur jam mirë mund të bëj diferencën. Në pjesën e parë isha pak i izoluar, por në pjesën e dytë ekipi ngriti nivelin e tij dhe më ‘tërhoqi zvarrë’. Pa ekipin nuk jam Leao që mund të bëjë diferencën”.



