Leao: E vështirë ta shpjegoj çfarë po na ndodh, Kupa e Italisë duhet fituar

“Është e vështirë të jap një shpjegim për atë që po na ndodh. Ndonjëherë luajmë mirë dhe nuk fitojmë, herë të tjera luajmë keq dhe fitojmë. Nuk kam një shpjegim”. Kështu u shpreh Rafael Leao, pas humbjes 1-0 ndaj Atalantës, e cila i “minon” përfundimisht shanset e kualifikimit në Kupat e Europës për edicionin e ardhshëm.
“Që kur ka ardhur Conceiçao kemi arritur shpesh t’i përmbysim ndeshjet, kur kemi qenë në disavantazh, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Sot ishte një ndeshje e çuditshme. Mund të kishim shënuar ne, hymë me më shumë grintë në pjesën e dytë, por ata shënuan me një kundërsulm dhe aty përfundoi gjithçka.
Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, të mërkurën, gjysmëfionalen e kthimit të Kupës së Italisë ndaj Interit. Në të duhet të japim gjithçka për të fituar, të arrijmë në finale dhe t’iu japim një gëzim tifozëve, – nënvizoi më tej portugezi. – Ky sezon është shumë i vështirë. Do të mundohemi të japim gjithçka në derbi. Duhet të hyjmë me dëshirën e duhur për të fituar dhe pastaj të kemi në mendje se kjo është një garë që duhet fituar”.