Lazzarini: Çdo ditë vriten ose plagosen nga 100 fëmijë në Gaza që nga thyerja e armëpushimit

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë e ka përshkruar Gazën si “një tokë e pabanueshme” për fëmijët.

Duke cituar agjencinë e OKB-së për fëmijët, UNICEF, Phillipe Lazzarini tha se “të paktën 100 fëmijë raportohen të vrarë ose të plagosur çdo ditë në Gaza” që nga momenti kur Izraeli theu armëpushimin me Hamasin më 18 mars.

“Armëpushimi në fillim të vitit u dha fëmijëve të Gazës një shans për të mbijetuar dhe për të qenë fëmijë,” tha Lazzarini.

“Rifillimi i luftës po ua rrëmben sërish fëmijërinë. Lufta e ka kthyer Gazën në një ‘tokë të pabanueshme’ për fëmijët. Kjo është një njollë për njerëzimin tonë të përbashkët.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button