Lavrov: Rizgjedhja e Trump nuk do t’i ndryshonte raportet mes SHBA-së dhe Rusisë
Rizgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të ndryshonte politikën “shkatërruese” amerikane ndaj Rusisë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në një intervistë për CBS News.
“Nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim, sepse ka një tendencë drejt shkatërrimit të marrëdhënieve ruso-amerikane, themelet e tyre, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet për stabilitetin strategjik, barazinë, besimin reciprok, inspektimet, transparencën etj. E gjithë kjo strukturë filloi të shembet nën residentin George ë. Bush”, tha Lavrov.
Sipas Lavrov, politika shkatërruese e SHBA-së ka çuar në “një degradim shumë të thellë të marrëdhënieve SHBA-Rusi”. Lavrov vuri në dukje se “administrata aktuale amerikane nuk është e interesuar të ketë ndonjë dialog politik” me Rusinë.



