Lavrov: Nëse Bullgaria lejon, do të jemi në Shkup

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov sot deklaroi se do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maqedoninë e Veriut, nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore për delegacionin rus.

Lavrovi, siç transmetojnë TASS dhe Rojters, deklaratën e ka dhënë në Forumin “Primakov” në Moskë.

Shefi i diplomacisë ruse tha se Maqedonia e Veriut e ka ftuar të marrë pjesë ne takimin e ministrave për Punë të Jashtme të OSBE-së nga 30 nëntori deri më 1 dhjetor.

“Me sa duket Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë se do të hapë hapësirën e saj ajrore – nëse kjo ndodh, atëherë do të jemi atje. Pra të shohim”, tha Lavrov.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano deklaroi se udhëtimi i Lavrovit në Shkup nuk do të përbënte shkelje të sanksioneve evropiane kundër Rusisë.

“Ministri rus i Punëve të Jashtme Lavrov mund të udhëtojë në një vend të BE-së ose në Maqedoninë e Veriut edhe krahas asaj se është në listën evropiane të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Vendet e BE-së mund të lejojnë fluturimin e avionit të Lavrovit, si dhe autoritetet në Shkup të japin leje për aterrim dhe pjesëmarrje në takim, kjo nuk do të jetë shkelje e sanksioneve. Kjo do të na jep mundësi të qëndrojmë sy më sy me Lavrovin dhe të bisedojmë për gënjeshtrat që ai po përhap”, tha Stano në në brifingun në Bruksel.

Sipas tij, në këto takime BE mund të prezantojë vizionin e saj, ndërsa ata që janë të sanksionuar të vendosin ta ndryshojnë sjelljen e tyre destruktive.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button