Lavrov: Mbështesim gjithmonë Serbinë, BE-ja do që t’i privojë serbët në Kosovë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, theksoi se Rusia gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë qëndrimin e zgjedhur nga populli serb dhe lidershipi i Serbisë.

“Kur është fjala për Kosovën, shohim se si tallen me serbët. Bllokimi i marrëveshjes, të cilën BE-ja e portretizoi si arritjen e saj më të madhe, ka vazhduar për një kohë të gjatë”, tha Lavrov në konferencën vjetore për shtyp.

Sipas tij, ajo që është rënë dakord, që ka të bëjë me Serbinë, nuk zbatohet për dhjetë vjet dhe BE-ja nuk mund të bëjë asgjë për këtë, transmeton Sputnik.

Ai shtoi se BE-ja “dëshiron t’i privojë serbët nga veriu i Kosovës nga të drejtat e tyre dhe theksoi se kur duhet të përmbushen marrëveshjet, BE-ja e ndryshon atë në favor të palës që është më afër tyre, e cila në këtë situatë është shqiptarët e Kosovës”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button