Latif Marku: Mbështetje për Fisnik Melen – një shtytje e re për Dibrën

Veprimtari dhe intelektuali Dibran që jeton në Gjermani, Latif Marku, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Fisnik Melen, duke vlerësuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin e qytetit të Dibrës dhe përfshirjen e të rinjve në jetën publike.
“Besojmë dhe shpresojmë që Fisniku do të shpenzojë energjinë e tij vitale dhe me racionalizëm për ngritjen e integritetit të qytetit tonë. Mundësia potenciale e realizimit të detyrave të deritanishme dhe suksesi i tij në këtë periudhë kohe premtojnë që Dibrës sonë t’i jepet një shtytje pozitive,” – është shprehur Marku.
Ai shtoi se pret me optimizëm hapjen e rrugës për rininë dibrane, duke uruar suksese Fisnik Melës në çdo nismë që ka për qëllim përparimin e qytetit dhe komunitetit.



