Lamtumira emocionale e pengut izraelit me anëtarët e Hamasit

Një nga pengjet izraelite të liruar sot nga Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Hamasit, ka puthur ballin e një anëtari të grupit palestinez derisa u zhvillua ceremonia e dorëzimit të tyre te Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, raporton Anadolu.

Pengu izraelit Eliyah Cohen, që puthi anëtarin e Hamasit, u lirua sot së bashku me dy pengje të tjera, Omer Shem-Tov dhe Omer Wenkert. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në kampin Nuseirat në Deir al-Balah të Gazës qendrore.

Sot, më herët, u liruan edhe dy pengje të tjera izraelite përmes një ceremoni të mbajtur në Rafah në jug të Gazës, përkatësisht Tal Shoham, një operativ në agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad, si dhe Avera Mengistu, i cili u kap në vitin 2014 në rrethana misterioze pasi hyri në Gaza.

Pengu i gjashtë, Hisham Al-Sayed, do të lirohet më vonë pa një ceremoni zyrtare.

Në këmbim të gjashtë pengjeve izraelite të dorëzuara sot te Kryqi i Kuq, do të lirohen 602 palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.

Shkëmbimi i të burgosurve po zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit, e cila ka vrarë të paktën 48 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button