LAMM: Normalizohet komunikacioni në VK Evzoni (Bogorodicë)

Komunikacioni në vendkalimin kufitar Bogorodicë (VK Evzoni), i cili prej orës 11 ishte bllokuar për hyrje dhe dalje, sot pasdite nga ora 15:00 është normalizuar në dy drejtime, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë.

Bllokimi në Vk Evzoni në periudha të ditës zgjat tashmë disa ditës për shkak të grevës së bujqve grekë.

LAMM sot në raportin e mesditës informoi se në VV Niki (Mexhitlia) komunikacioni është bllokuar vetëm për automjete të mallrave dhe autobusë, ndërsa në VK Dojran komunikacioni zhvillohet pandërprerë, por për shkak të intensitetit të rritur priten vonesa për hyrje në shtet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button