Lajm i keq për Real Madrid, David Alaba këput ligamentin

Mbrojtësi i Real Madrid, David Alaba, ka pësuar një dëmtim të rëndë në sfidën e mbrëmshme ndaj Villarreal, ndeshje të cilën madrilenët e fituan me rezultatin 4-1.

Në minutën e 35-të, Alaba ra në tokë dhe kamerat fiksuan momentin kur lojtari po mbante kupën e gjurit me dorë. Në përpjekje për të larguar topin, ai zuri gjurin e tij në një pozicion jo të mirë dhe tani sipas raportimeve të mediave spanjolle, ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, që ndryshe njihet si ACL.

Kështu, Ancelotti mund të kërkojë në merkaton e janarit një transferim të ri në qendrën e mbrojtjes, pasi Alaba pritet të mungojë gjatë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button