LAJM I FUNDIT/ E papritur, SHBA ndërpret fondet për Shqipërinë, mes tyre dhe SPAK

Pas urdhrit të Donald Trump, ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për ndërprerjen e fondeve amerikane për institucionet në vendin tonë, mes tyre dhe SPAK.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të SHBA”.

Sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit, ndihmat e tanishme amerikane “nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe në shumë raste, janë në kundërshtim me vlerat amerikane”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button