Ky është Hebib Bunjaku i cili u vra mbrëmë në Çair

Miq, shokë dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen tragjike mbrëmë të 32-vjeçarit Hebib Bunjaku.
Ngushëllime ka ardhur edhe nga Klubi i Futsalit “Shkupi”, pjesë e së cilës ka qenë edhe Hebibi.

“Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit, shokut tonë Hebib Bunjaku. Një njeri i jashtëzakonshëm, i cili la pas kujtime të paharrueshme për gjithë që e njohën. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin. Allahu të mëshiroftë!”

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë në xhaminë e Jahja Pashës, ndërsa varrimi në varrezat e fshatit Bllacë.

Ndryshe, policia thotë se një mosmarrëveshje në trafik ka qenë shkaku për një debat mes dy grupeve që ka rezultuar me të shtëna që kanë ndodhur mbrëmë në një parking në Çair, në afërsi të marketit Viva Fresh.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button