Kuvendi zgjodhi anëtarët dhe kryetarët e komisioneve, bordeve dhe organeve shtetërore

 Në vazhdimin e seancës së 129-të, Kuvendi zgjodhi dhe emëroi më shumë anëtarë dhe kryetarë të komisioneve, bordeve dhe organeve shtetërore.

Janë zgjedhur anëtarë dhe kryetar i Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”, kryetar dhe anëtarë të Komisionit shtetëror për vendimmarrje të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtës, Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedura administrative dhe procedura të punësimit në shkallë të dytë, anëtarë të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, kryetar dhe anëtarë të Këshillit republikan për sigurinë në komunikacionin  rrugor dhe është ndryshuar vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Bordit për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori”.

Më shumë debat te deputetët ka shkaktuar pika e shkarkimit të një anëtari të Komisionit parlamentar të zgjedhjeve dhe emërimeve i cili me shumicë votash të deputetëve është pranuar.

Në këtë seancë deputetët shqyrtuan dhe miratuan vendimin për shpalljen e zgjedhjes së anëtarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, vendosën që të shpallet edhe konkurs për zgjedhjen e anëtarëve dhe të kryetarit të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për mbrojtjen dhe parandalimin nga diskriminimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button