Zgjidhen dy zëvendësministrat e rinj, Driton Sulejmani dhe Admir Shabani

Gjatë seancës së 90-të plenare, Kuvendi votoi dy zv/ministrat për të plotësuar vendet e mbetura boshe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
“Realizuam seancën e 90-të plenare të Kuvendit, në kuadër të së cilës u zhvilluan pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës. Gjithashtu, gjatë kësaj seance, u emëruan:
Driton Sulejmani për zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
Admir Shabani për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Afrim Gashi.
Zëvendësministrat e sapoemëruar dhanë deklaratën solemne, me çka u zotuan se detyrën e tyre do ta kryejnë me integritet, profesionalizëm dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
“Me këtë rast, i urova për detyrën e re, duke shprehur besimin tim se do të kontribuojnë me përkushtim në avancimin e politikave përkatëse dhe në shërbim të interesit publik”, shkruan në njoftimin e Gashit.



