Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Kovaçevskit dhe Xhaferit

Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit konfirmuan dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kovaçevski dhe Xhaferi, siç theksoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, deklaruan se nuk do të elaborojnë dorëheqjet e tyre.

Konstatimi i dorëheqjeve të Kovaçevskit dhe Xhaferit u duartrokit nga shumica e deputetëve.

Në vazhdim të seancës, deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski, elaboroi propozimin që Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së, të zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit.

Në bazë të Rregullores së punës, kryetar i Kuvendit zgjidhet kandidati që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjeve dhe betimit solemn, Xhaferi pritet t’ia dorëzojë postin Mitreskit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button