Kuvendi i dha mbështetje Taravarit për koalicion me opozitën

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur sot në Kumanovë nga kryetari i partisë, Arben Taravari, i ka dhënë mbështetje këtij të fundit për bashkëpunim parazgjedhor me opozitën shqiptare, raporton Alfax.

“E mbështesim kryetarin Arben Taravari të ndjekë strategjinë më të përshtatshme për ta realizuar ndryshimin e shumëpritur. Si anëtarë të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, ne kërkojmë me këtë mocion që dr. Arben Taravari të përkushtohet në formimin e një koalicioni fitues, duke marrë parasysh dy kushte.

Kushti i parë është që ky koalicon të përbëhet nga parti dhe figura të pa korruptuara dhe të ketë në kontratën themeluese zotimin për ndryshim dhe për dërgimin e BDI-së në opozitë. Ndërkaq kushti i dytë është të përjashtohet bashkëpunimi paszgjedhor me forcat antiperëndimore. /Alfax/

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button