Kuvend, ka filluar diskutimi për projektligjin për riorganizimin e organeve shtetërore

Në seancën e Komisionit Parlamentar për Sistemin Politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, sonte filloi diskutimi për Projektligjin për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar. Seanca është ndërprerë për gjysmë ore me kërkesë të deputetëve të LSDM-së për shkak të keqkuptimit lidhur me kohëzgjatjen e fjalimit të një deputeti, sipas Rregullores së re të Kuvendit.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, foli për Projektligjin duke paraqitur një sërë kritikash, duke thënë se po bëhet pa analiza dhe debate të duhura, si dhe pa sqaruar se si do të ndryshojë jetën e qytetarëve. Sipas tij, numri i ministrive dhe autoriteteve të tjera është në rritje dhe në këtë mënyrë administrata do të bëhet më e fuqishme dhe akoma më pak efikase. Ai akuzoi për mungesë gjithëpërfshirjeje për faktin se ligji ka vetëm një propozues dhe në një situatë ku për miratimin e ligjit nevojitet një shumicë prej dy të tretash. Sipas Bytyqit, rezultatet e zgjedhjeve nuk janë një garanci e përhershme e ligjshmërisë.

Vërejtje procedurale ka dhënë edhe koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili tha se do të punojnë derisa të kalohet Projektligji dhe të realizohet ajo që qytetarët kanë kërkuar nga ta.

Kryetari i Komisionit Prenzov në fillim të seancës informoi se për propozim-ligjin është paraqitur amendament nga e majta, i cili është refuzuar si i paorganizuar.

Më herët, Kuvendi votoi për nevojën e miratimit të projektligjit për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, i cili paraqet hyrje në formimin e Qeverisë së re ndërmjet VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button