Kush është në të vërtetë Lupço Palevski-Palço?

Kush është në të vërtetë Lupço Palevski-Palço i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski? Mediat vendore shkruajnë se ai është mirë i njohur për opinionin sepse ka një parti të djathtë pro-ruse dhe është marrë me ndërtimtari. Gjithashtu ka qenë pronar i javores Start dhe autor i podcast-it “Teshki Muabeti”, përcjell TV21.
Ljupço Palevski-Palço është i njohur edhe për policinë. Ai u arrestua në qershor 2020 për mosbindje ndaj masës së vetizolimit.

Në shtator të të njëjtit vit, Palço u ndalua në aeroportin e Beogradit gjatë rrugës për në Moskë dhe pas tetë muajsh u lirua përsëri dhe më pas u kthye në Maqedoni.
Ai u arrestua me një fletarrest kroat, për disa borxhe të supozuara të kompanisë së tij në këtë vend.

Palço ka qenë edhe i dyshuar në një nga hetimet paraprake të PSP “Nikola Tesla”, për këtë arsye është kontrolluar edhe shtëpia e tij.
Më herët është kapur me armë pa leje në afërsi të tunelit Demir Kapi-Javoricë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button