Kush është Jared Kushner?

Dhëndrri i Donald Trump-it dhe ish-këshilltari i tij për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, ka mbërritur këtë mëngjes në Sharm el-Sheikh të Egjiptit së bashku me emisarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, për të vazhduar negociatat për sigurimin e kthimit të të kapurve izraelitë të mbajtur në Gaza dhe për të përfunduar luftën e Izraelit mbi enklavën.

Megjithatë, Kushner, i cili nuk ka ndonjë rol zyrtar gjatë bisedimeve me zyrtarët nga Katari, Egjipti dhe Izraeli dhe shefin e shërbimeve sekrete turke, vjen si një dëshmi e përkushtimit të presidentit amerikan për të përfunduar konfliktin dyvjeçar.

Gjatë administratës së parë të Trump-it, Kushner arriti të sigurojë të ashtuquajturën “marrëveshje e shekullit” për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez, e cila nuk u realizua. Plani përfshinte çështje si zgjidhja me dy shtete, statusi i Jerusalemit dhe i Gazës, ndër të tjera.

Megjithatë, Kushner është më i njohur për negociatat e Abraham Accords në vitin 2020, që sollën një seri marrëveshjesh normalizimi midis Izraelit dhe shteteve myslimane dhe arabe, duke shënuar një marrëveshje historike.

Nga tre vendet që kanë nënshkruar këtë marrëveshje janë: Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku dhe Bahreini.

SHBA-ja ka shtyrë Arabinë Saudite të nënshkruajë marrëveshjen e normalizimit – por pa sukses, për shkak të angazhimit të vendeve të Gjirit për një shtet palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, para se të nënshkruajnë marrëveshjen. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button