Kurtishi takim me drejtuesit e Halkbank: Synohet zgjerimi i bashkëpunimit dhe modernizimi i shërbimeve

Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, zhvilloi sot një takim pune me Drejtorin Gjeneral të Halkbank, Fatih Shahbaz dhe ekipin e tij, në ambientet e Drejtorisë së Postës.

“Sot, në ambientet e Drejtorisë së Postës së Maqedonisë së Veriut, prita në takim Drejtorin Gjeneral të Halkbank, z. Fatih Shahbaz dhe ekipin e tij,” u shpreh Kurtishi në njoftimin zyrtar.

Gjatë takimit, palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe krijimin e hapësirave të reja për projekte të përbashkëta. Sipas Kurtishit, fokusi mbetet përmirësimi i përvojës së qytetarëve në marrjen e shërbimeve postare dhe financiare.

“Diskutuam për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe krijimin e hapësirave të reja për projekte të përbashkëta në të ardhmen,” theksoi ai, duke shtuar se qëllimi kryesor është modernizimi i proceseve.

“Qëllimi ynë i përbashkët është lehtësimi i shërbimeve pagesore dhe rritja e efikasitetit të proceseve, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta dhe më të modernizuara,” deklaroi Kurtishi.

Ai gjithashtu konfirmoi se bashkëpunimi me Halkbank do të vazhdojë të zgjerohet edhe në të ardhmen.

“Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë me iniciativa të reja dhe të dobishme, gjithmonë në funksion të interesit të përgjithshëm,” përmbylli drejtori i Përgjithshëm.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button