Kurtishi: Rritëm rrogën minimale dhe në mënyrë lineare edhe rrogat e të punësuarve tjerë në Postë!

Drejtori Gjeneral i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi ka marrë pjesë në intervistën e radhës në Ritmi i Ditës.
Kurtishi ka theksuar se kanë rritur rrogën minimale, por edhe në mënyrë lineare rrogat e të punësuarve tjerë në Postat e Maqedonisë së Veriut.
“ Në vitin e kaluar, nuk e di sa të kujtohet, ne kishim një vendim të Qeverisë ku thuhej se duhet të rriten rrogat minimale. Në atë kohë, në bashkëpunim me sindikatat, ne jo që rritëm rrogën minimale, por vazhduam në mënyrë lineare rritëm edhe rrogat tjera. Kuptohet në një dallim kohor prej tre muajsh. Rroga minimale të rritet në muajin mars dhe pjesa tjetër e rrogës e të punësuarve në atë kohë. Tash të njëjtën e bëmë para një jave, për shkak se ligjërisht jemi të obliguar“, deklaroi Kurtishi.



