Kurtishi: Për 22 vite tek Posta gjuha shqipe është nëpërkëmbur pikërisht nga BDI

Drejtori i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se gjuha shqipe ka qenë e nëpërkëmbur dhe e shkelur për 22 vite pikërisht nga BDI.
“Po flisni për gjuhën shqipe?! Ua rikujtoj: në Postë, gjuha shqipe ishte e nëpërkëmbur e e anashkaluar për vite me radhë – pikërisht kur ju, BDI, ishit në pushtet për plot 22 vjet!
Edhe atëherë, drejtues të Postës ishit ju vetë, por nuk bëtë asgjë për dinjitetin e shqipes!
Nuk kishit guxim të ngrini zërin, sepse ishit të nënshtruar dhe të lidhur me korrupsionin.
Tani dilni e bëni sikur jeni mbrojtës të gjuhës dhe kombit?!
Mos na e shisni patriotizmin të rremë, ju njohim se kush jeni ….
Me qetësi dhe dashuri!”, ka shkruar Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button