Kurtishi: Dërgesat Postare janë të sigurta

Drejtori Gjeneral i Postave të Maqedonisë, Orhan Kurtishi në një intervistë në emisionin N`Vikend është pyetur rreth dërgesave postare se a janë të sigurta.
Kurtishi ka nënvizuar se dërgesat postare janë të sigurta. Ai ka theksuar se kohët e fundit janë duke e përpiluar edhe një Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale e cila do të rrit ende më shumë sigurinë dhe besueshmërinë ndaj shërbimeve postare.
“ Tani, së fundmi jemi duke e përpiluar Rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale. Besoj se këto të dhëna do të sigurohen edhe më shumë. Edhe pse, seksioni informativ që e kemi brenda në suaza të sektorit të informatikës e ndjek procesin e dërgesës prej kur dorëzohet paketa ose porosia deri në momentin e fundit. Kemi raste që ka ndodh të humb ndonjë paketë, por fal strukturës së brendshme organizative ku e kemi kontrollin e brendshëm e cila ka arritur shpesh herë të detektoj se ku gjendet dhe është kryer me sukses ”, deklaroi Kurtishi.