Kurrë nuk ka patur më shumë drogë rrugëve se tani, thotë Toshkovski

Sa ka tani drogë në rrugë, nuk ka pasur kurrë më parë, thotë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ai në një intervistë për Slloboden Peçat ka theksuar poashtu se në periudhën e ardhshme më së shumti vëmendje duhet t’i kushtohet sigurisë kufitare.

Sipas tij, në 3-4 vitet e fundit nuk ka pasur kontroll dhe nuk dihej kush hynte dhe kush dilte jashtë vendit, nëpër rrugë emigrantësh apo rrugë anësore.

“Do të na duhet të sjellim njerëz, profesionistë nga fusha të caktuara ku kemi mungesë. Dhe sigurisht që duhet ti pastrojmë edhe kriminelët në polici, se ka të tillë, këtë populli e di mirë. Vetëm kështu do ta normalizojmë vendin tonë”, deklaroi  Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button