Kur do të bëhet VLEN-i parti?/Sali: Nuk jemi në presion të kohës, punët e mira vijnë ngadalë

Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali i pyetur se kur do të bëhet VLEN-i parti, ka theksuar se nuk janë në presion të kohës, dhe se, sipas tij, punët e mira vijnë ngadalë.
“Punët e mira, thuan shkojnë ngadalë. Dhe duhet të bëhen ngadalë. Duhet të bëhen pa lëshimë, pa probleme të cilat mund të lindin të nesërmen. Jemi duke punuar gjithë së bashku që ta formojmë një parti serioze në skenën politike këtu tek ne. Dhe nuk kemi limitë kohor, nuk kemi presion kohe. Nuk ka zgjedhje këtë vit. Nuk kemi caktuar afat konkret, për arsye se çdo afat konkret do të na kishte bërë një presion kohor në të cilin ndoshta edhe mund të kemi ndonjë lëshim në koordinim. Me rëndësi është VLEN-i të bëhet një parti serioze, një parti e mirë, e mirëfilltë, gjithëpërfshirëse dhe e hapur për të gjitha strukturat apo individ të cilët do të kishin pasur dëshirë që të janë pjesë e saj”, deklaroi Sali.



