Kujdes! 500 euro të falsifikuara qarkullojnë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të falsifikimit të parave në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për bankënotë 500 euro, e cila ishte përdorur në një këmbimore nga një 60-vjeçar, transmeton TV21.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike Koçan ka parashtruar kallëzim penal kundër V.I.(60) nga fshati Oblleshevë e Koçanit, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikimi i parave”. Më datë 26.09.2023 në këmbimore në Koçan, i denoncuari ka lëshuar në qarkullim bankënotë prej 500 eurosh”, qëndron në njoftim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button