Kthehet në detyrë drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, një muaj pasi e shkarkoi Mexhiti

Biljana Ivanovska kthehet sërish në krye të Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Në gjysmën e dytë të shtatorit ajo u zgjodh në këtë pozitë me konkurs dhe vetëm një muaj më vonë u shkarkua nga ministri i shëndetësisë nga Aleanca për Shqiptarët, Fatmir Mexhiti.

Për ushtrues detyre Drejtor u emërua doktor Fati Xhemaili, mjek urolog në spital. Por vetëm një muaj më pas, Ivanovska u kthye në detyrën e saj.

“Profesionalisht, ndershmërisht, me përgjegjësi dhe legjitimisht vazhdoj në pozitën e menaxherit të ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë. Jeta është plot sfida dhe ne duhet t’i pranojmë ato si të tilla. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t’i realizojmë projektet që janë pjesë e programit tim, dhe janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe gjashtë komunave përreth”, theksoi drejtoresha Ivanovska pas rikthimit në detyrë.

Për shkarkimin e papritur të Ivanovskës, ministri Mexhiti pati thënë se nuk do të mbështesë drejtorët që nuk mund të kryejnë plotësisht dhe me profesionalizëm detyrat menaxheriale.

Por, pas tri javësh, Biljana Ivanovska kthehet në pozitën e drejtoreshës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button