Kthehet në burgun e Idrizovës “hajduti” në arrati nga Tetova

Policët e SPB Tetovë sot (9 janar) rreth orës 18:10, në Bllokun 70 në Tetovë, kanë privuar 36-vjeçarin R.A. nga fshati Odër i  Tetovës, për të cilin është lëshuar urdhër për vuajtje të dënimit me burg në  Idrizovë në Shkup në kohëzgjatje prej 3 vjet, 11 muaj e 28 ditë.

“Ai do të dërgohet në këtë institucion, ndërsa është dënuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”. Njëkohësisht janë zbardhur edhe 2 vjedhje të rënda dhe 2 tentativa në të cilat është përfshirë R.A”, shkruan në njoftimin e policisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button