KSHZ sot me short do ta konfirmojë radhitjen e kandidatëve presidencial në fletëvotim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se sot do të zbatojë tërheqjen e shortit për përcaktimin e radhitjes në listën e vetme për kandidatët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Tërheqja e shortit do të mbahet në mesditë në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të bën tërheqjen e shortit për përcaktimin e radhitjes në listën e vetme për kandidatët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Tërheqja e shortit do të mbahet në orën 12 në sallën e madhe në katin e 4 në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, informojnë nga KSHZ-ja në kumtesën dërguar mediave.
Krahas radhitjes së kandidatëve për president në fletëvotim, KSHz-ja do të realizojë tërheqjen e shortit për shpërndarjen e panove reklamuese dhe bilbordeve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në fletëvotimin për zgjedhjet për president të shtetit do të jenë emrat e shtatë kandidatëve.



