KSHZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë, rrezikojnë burgun (VIDEO)

Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës. Akuzë të cilën e ka ngritur VLEN-i që ditën e zgjedhjeve presidenciale më 24 prill.
Sipas vendimit të gjykatës rezultati i vendvotimit 1112/1 është i pavlefshem dhe anulohet.
Anëtari i VLEN-it në KSHZ, Abdush Demiri, kërkoi që edhe KSHZ-ja të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Administrative.
“Duke marrë parasysh faktin se sot arriti vendimi i Gjykatës Administrative në lidhje me vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, ku në mënyrë meritore sjell vendimin për prishjen e këtij vendvotimi dhe kërkohet edhe shkarkimi i gjithë Këshillit Vendor në atë vendvotim, kërkoj KSHA-ja që të sjellë vendim në drejtim të kësaj që thash më herët”, deklaroi Demiri.



