KSHZ-ja konfirmoi kandidaturat për President në RMV

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot njëzëri konfirmoi kandidaturat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, të paraqitura nga Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Stevçe Jakimovski i mbështetur nga “GROM”, Maksim Dimitrievski nga partia “ZNAM”, Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI dhe Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski informoi se kandidatët Jakimovski dhe Taravari në afat prej 48 orëve duhet të dorëzojnë numrin tatimor dhe llogari transaksioni.

Dashtevski bëri të ditur se të gjitha listat e kandidatëve për kryetar të shtetit janë dorëzuar me kohë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button